Në sallën e Kuvendit komunal u organizuan ligjërata dy ditore për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojn të hapin një biznes të ri, për të gjithë ata që kanë ide të reja për zgjerim të biznesit enti për punësim i ofron programin e tyre tashmë i aplikuar për disa vite rresht për mbështetjen e finansimit të bizneseve të vogla në vlerë prej 180.000 dinar.
Kushtet kryesore për pjesmarrje në këtë program janë dy ku personi në fjalë duhet të jetë i paraqitur në entin për punësim dhe nëse është përfitues i këtij programi veprimtaria e tij duhet të jetë e hapur një vitë.
Pjesa e parë e këtij programi ishte e përfshirë nga ligjëruesi në sferen ekonomi se si duhet aplikuar dhe cilat kushte duhet përmbushur ndërsa pjesa e dytë është pjesa juridike ku këtë ligjërat të gjitha pjesmarrësit do ta ndjekin ditën e nesërme dhe gjithashtu do të njofton rrethë procedurës së aplikimit.
Drejtori i entit për punësim z.Muhamed Ramadani tregoi rrethë kushteve që duhet përmbushur për të aplikuar në këtë program ku përfitues të këtij programi do të jenë qytetarët të cilët i përmbushin kushtet e lartë përmendura.
Aplikimi në këtë program do të jetë i mundshëm dy ditë mbasë përfundimit të ligjëratave për të gjithë ata që për hërë të parë dëshirojnë të hapin bizneset e tyre të vogla.