z.Mustafa i shpreh ngushllime familjes së Rabit Aliut

z.Mustafa i shpreh ngushllime familjes së Rabit Aliut

Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së Dr.Sc.Ragmi Mustafa:

Me dhembje mësova lajmin se u nda nga jeta Rabit Aliu, veprimtari e luftëtari kombëtar, ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë e Bujanoc simbol i maleve liridashëse të rreshtave të parë të uniformuar të ushtarëve vullnetarë të popullit shqiptar të Kosovës kundër Serbisë pushtuese!

Gjurmët e mëdha të angazhimit të Tij në edukimin e gjeneratave të reja të popullit shqiptar, i cili rënkonte i roberuar nën peshën e rëndë serbe, janë e do të mbeten të shkruara me nderim e respekt nga historia. 

Rreshtimi me kohë dhe pa ekuivoke në llogoret e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zona të ndryshme dhe në atë të Drenicës e bëjnë edhe më hyjnorë e të pavdekshëm tani kur po ndahet përgjithmonë nga ne! 

Tani, ti pusho i qetë në botën e përtejme, se puna dhe veprat tuaja, do ti shkruajm në librat tanë. Përherë do të përkujtojm. Ishe dhe mbete shembull, se si duhet sakrifikuar për atdheun. 

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës. 

Mëshira dhe bekimi i Zotit qofshin me Ty o miku ynë Rabit Aliu.

RM.