Hapet LC Waikiki në lokalet e VM Centër në Preshevë (Foto)

Hapet LC Waikiki në lokalet e VM Centër në Preshevë (Foto)

LC Waikiki, kompania që kryeson në Turqi sektorin e tregëtimit të rrobave falë rritjes më të shpejtë në këtë treg, ka hapur një shitore në Qendrën VM Centër në Preshevë.

Misioni i LC Waikiki është të ofrojë rroba cilësore, plot ngjyra, të rehatshme dhe funksionale e mbi të gjitha veshje të stiluara bukur dhe aksesorë për gra, burra, të rinj, fëmijë dhe të mitur – për të gjithë familjen -  në çmime të përballueshme nën markën e LC Waikiki, shprehur kjo në moton e kompanisë “Të gjithë meritojnë të vishen mirë”.

LC Waikiki ka sot edhe koleksione të veçanta për periudhën e shtatzanisë për gratë, veshje për kohën e pushimeve, për raste të veçanta festive, diplomime dhe veshje për shkollë – përkrah një game të gjerë tërheqëse të modës si koleksioni vjeshtë dimër apo koleksionet e periudhës pranverë- verë.