• E mërkurë / Jul-09 21:46
  • Kontakt

Arrin në 457 numri i afganëve të ardhur në Shqipëri

Arrin në 457 numri i afganëve të ardhur në Shqipëri

Bashkë me 182 afganët e mbërritur sot në vend shkon në 457 numri i tyre.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook thotë se për Shqipërinë sot flitet me admirim në të gjithë opinionin ndërkombëtar.

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar #KrenarpërShqipërinë,” shkruan Rama në Facebook.

108 prej afganëve të cilët mbërritën ditën e sotme u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.