Postimi i plotë z.Driton Bilalli shef i kabinetit të kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Kemi njoftuar organet e rendit publik për dyshimet tona lidhur me dëmtimet eventuale të qëllimshme, të trafove që sigurojnë ndriçimin publik në komunën e Preshevës.
Këto dyshime bazohen edhe nga vlerësimet profesionale të kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e ndriçimit publik.
Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur dëmtohen fizikisht trafot që sigurojnë ndriçimin publik në lokalitete të ndryshme.
Rasti i fundit ishte mbrëmë, ku dyshohet se janë çkyçur qëllimshëm disa siguresa të trafove që e sigurojnë ndriçimin publik në rrugën e Vranjës, rrugën e Prishtinës, rrugën 15 Nëntori ose në fshatin Geraj, duke i lënë banorët e këtyre vendbanimeve për një kohë në (gjysëm)errësirë.
Që nga nesër, qeverisja komunale do të ndërmarrë masa konkrete për sigurimin më të mirë të trafove.
Njëkohësisht ftojmë organet e rendit për hetimin e këtyre rasteve dhe për zbatimin e përgjegjësive të tyre ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
P.S: Bashkëlidhur fotot e trafos së dëmtuar mbrëmë.