Kryetari i kuvendit të Bujanocit z.Ramadani priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Beograd z.Jan Braathu

Kryetari i kuvendit të Bujanocit z.Ramadani priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Beograd z.Jan Braathu

Postimi i plotë i kryetarit të kuvendit komunal në Bujanoc z,Enver Ramadani:

Sot pata kënaqësinë që të pres në takim dhe të diskutojmë së bashku me ambasadorin e OSBE-së në Beograd z.Jan Braathu .

Me ambasadorin diskutuam mbi pasivizimi e adresave që po iu bëhen qytetarëve tanë, mos inkuadrimin e shqiptarëve në organe shtetërore dhe mos përfshirja e tyre në këto organe sipas numrit e diku as edhe një të punësuar krahas numrit të banorëve, mosnjohjen e diplomave, policinë multi etnike dhe të tjera.

U dakorduam se shumicën e çështjeve të ngritura duhet ti vendos në agjendën e tij dhe se shpejti të kemi edhe  takimet e radhës.

Të shqetësuar edhe me çështjen e ministrit të arsimit, ngreha shqetësimin tim ndaj presionit që po ju bëhet drejtorëve të shkollave shqipe. 

Shpreha edhe njëherë falënderimin për vizitën dhe kërkova ambasadorit që këto çështje ti ngrisim  së bashku me ambasadat me relevante si ajo e Amerikës, Britanisë, Gjermanisë, Norvegjisë dhe shteteve tjera të  Evropës.