znj.Sinani & z.Kamberi takohen me përfaqësuesit e Ligës Shqiptaro-Amerikane

znj.Sinani & z.Kamberi takohen me përfaqësuesit e Ligës Shqiptaro-Amerikane

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Me Ligën Shqiptaro-Amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Sot bashkë me deputetin popullor dhe kryetarin e PVD, z.Shaip Kamberi bashkëbiseduam në Prishtinë, me përfaqësuesin e Ligës Shqiptaro-Amerikane me seli në New York, z.Agim Aliçkaj dhe veprimtarin Shaban Mehmeti.

Të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi ishin temë kryesore e këtij takimi.

Ishte dakordim i përbashkët që përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi është e domosdoshme për paqe të qëndrueshme në rajon.

Z. Aliçkaj, edhe në emër të Joseph Diogardi, u zotua se do të angazhohet për interesat Luginës së Preshevës pranë autoriteteve amerikane.