• E mërkurë / Jul-09 13:37
  • Kontakt

znj.Sinani ka vizituar shtretërit e lumenjve në B.L. Rahovicë dhe në B.L. Raincë të cilët ishin dëmtuar nga vërshimet

znj.Sinani ka vizituar shtretërit e lumenjve në B.L. Rahovicë dhe në B.L. Raincë të cilët ishin dëmtuar nga vërshimet

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Sot vizitova shtretërit e lumenjve në bashkësinë lokale Rahovicë dhe në bashkësinë lokale Raincë, të cilët pësuan dëmtime serioze gjatë vërshimeve të 29 majit të këtij viti.

Nga sot do të fillojnë punimet për rregullimin e këtyre shtretërve të lumenjve, për të cilat punime angazhuam edhe kompanitë përkatëse.

Riparimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e majit ishte paraparë të kryhen nga donacionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Prishtinës, por kjo u pamundësua për shkak të procedurave të tejzgjatura burokratike të Thesarit të Serbisë.

Kompenzimet për dëmet në bujqësi, dëme në materjale dhe prona private nga vërshimet do të procedohen menjëherë pas kryerjes së transaksionit nga Thesari.

Andaj, rregullimi i shtretërve të lumenjve në Rahovicë e Raincë nga sot do të kryhet nga mjetet e buxhetit komunal.