Me rastin e shënimit të datës 7 dhe 8 mars ditës së mësuesit dhe ditës së gruas fëmijët në çerdhen e fshatit Miratoc në bashkëpunim me edukatoret e tyre kanë organizuar program argëtues me këngë, poezi, dhe valle.
Të pranishme në këtë aktivitet ishin prindër të fëmijëve, edukatoret dhe drejtoresha e entit parashkollor znj.Senavere Shaqiri
Edukatorja e çerdhes në fshatin Miratoc znj.Akila Ahmeti me rastin e shënimit të datës 7 mars e cila simbolizon dhe hapjen e shkollës së parë shqipe uroi të gjithë mësuesit si dhe uroi të gjitha gratë me rastin e shënimit të datës 8 mars ditën e gruas.
Programi u përmbyll me dhurimin e disa dhuratave në formë të kartolinave të përgatitura nga vetë fëmijët e çerdhes në bashkëpunim me edukatoret për nënat e tyre.