KQZ ia pamundëson Sokol Bashotës kandidimin për kryetar të Klinës

KQZ ia pamundëson Sokol Bashotës kandidimin për kryetar të Klinës

Kjo ia pamundëson Bashotës të qenit kandidat për kryetar komune.

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar fajësinë ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, për mosdeklarim të pasurisë.

Apeli e ka konsideruar të duhur dënimin me kusht dhe 1,200 euro gjobë të cilin e kishte shqiptuar Gjykata e Pejës në shkurt të këtij viti.

Të njëjtin vendim Gjykata e Apelit e mori para pak ditësh edhe për të akuzuarin Enver Berisha të cilin gjykata e Pejës e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht.

Kolegji i gjyqtarëve të Apelit ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur të akuzuarit i ka shpallur.

Sokol Bashota u shpall fajtor pasi nuk e kishte deklaruar fare veturën “BMW X5”, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.

Ai sipas prokurorisë nuk e ka deklaruar as veturën “Jeep” dhe as të ardhurat vjetore 3.000 euro në muaj nga qiraja e banesës.

Ndërsa Enver Berisha u dënua pasi nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion tokën me sipërfaqe prej 5,500 metrash katrorë.