Kryetari i Trupit Koordinues takohet me kryetaren e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani

Kryetari i Trupit Koordinues takohet me kryetaren e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Sot, në kabinetin tim, prita në vizitë delegacionin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të kryesuar nga kryetari, z.Zoran Stankoviq.

Në takim ngrita problemet aktuale politike dhe socio-ekonomike, që nga pasivizimet e deri te mungesa e investimeve në çështjet e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e vendeve të reja të punës.

Njëherësh u pajtuam që Trupi Koordinues të mbështes projekte, sa i përket përmirësimit të kushteve në arsim, shëndetësi, infrastrukturë rrugore dhe ngritje profesionale të mësimdhënësve.