• E mërkurë / Jul-09 16:01
  • Kontakt

Komuna e Preshevës ka angazhuar kompani për grumbullimin e qenëve endacak

Komuna e Preshevës ka angazhuar kompani për grumbullimin e qenëve endacak

Ju njoftojmë se nga sot komuna e Preshevës ka angazhuar kompani për grumbullimin e qenëve endacak.


Njëkohësisht, Ju njoftojmë se para më shumë se një muaji Komuna kishte nënshkruar kontratë me një kompani nga Presheva për grumbullimin e qenëve endacak. Edhe pse kusht në këtë kontratë ishte që urgjentisht të fillohet me aksione, kompania e kontraktuar deri më sot nuk kishte ndërmarrë asnjë hap për përmbushjen e kontratës. E njejta kompani vendore ishte ftuar disa herë nga ana e inspeksionit komunal që të fillojë me aksionet për grumbullimin e qenëve endacak, por pa rezultat.


Të përballur me këtë situatë, por edhe duke marrë parasysh edhe fillimin e vitit shkollor dhe fëmijët do jenë më të rrezikuarit, kemi angazhuar kompani nga Vrnjaçka Banja që e njejta të grumbullojë qentë endacak në teritorin e komunës së Preshevës, e të njejtit t'i dërgojë në azilin e qenëve në Vrnjaçka Banjë.


Sot, në prezencë të inspektorëve komunal, kompania në aksionin e parë kishte grumbulluar numër të konsiderueshëm të qenëve endacak.


Njëkohësisht njoftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me inspektorët komunal, pasi në vazhdimësi do të ketë aksione për kapjen e qenëve, për të cilat aksione qytetarët e komunës së Preshevës do të njoftohen paraprakisht.