Fëmijët e çerdhes në fshatin Rahovicë me rastin e shënimit të datës 7 dhe 8 mars ditës së mësuesit dhe ditës së gruas në bashkëpunim me edukatoret e tyre kanë organizuar program i cili përbëhej nga këngë, poezi dhe valle.
Të pranishme në këtë aktivitet ishin prindër të fëmijëve, edukatoret dhe drejtoresha e entit parashkollor znj.Senavere Shaqiri.
Me rastin e shënimit të datës 7 mars dhe 8 mars drejtoresha e entit parashkollor znj.Senavere Shaqiri uroi të gjithë mësuesit për datën e 7 marsit si dhe uroi dhe gratë për ditën botërore të grave 8 mars.
Pjesa e dytë e programit u zhvillua me grupin e dytë të paraleles në të cilën poashtu fëmijët kishin përgatitur këngë, poezi dhe valle.
Znj.Mexhide Sylejmani edukatore në grupin e dytë të çerdhes në fshatin Rahovicë uroi shënimin e datës 7 mars dhe 8 mars.
Programet me rastin e shënimit të datës 7 mars dhe 8 mars tashmë janë bërë traditë që të festohen në të githa paralelet e entit parashkollor në komunë të Preshevës. Pasi që këto data shënojnë dhe dy ditë të rëndësishme si në arsimin shqiptar poashtu edhe ditën botërore të gruas.