• E mërkurë / Jul-09 04:59
  • Kontakt

Abdixhiku: Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet

Abdixhiku: Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me shtyerjen e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Kreu i LDK-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se askush s’guxon ta prekë demokracinë.

Më tutje ai ka kritikuar edhe pushtetin e udhëhequr nga Albin Kurti.

Sipas tij sondazhet nga terreni që po i shohim e ndjejmë të gjithë, duket se kanë tmerruar pushtetin e paaftë për të qeverisur mirë. Prandaj dhe flirtojnë me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, si masë e fundit dëshpëruese për parandalimin e rrënimit politik që po i pret.

Ai ka thënë se KQZ-ja është gati për organizimin e zgjedhjeve te 17 tetorit, dhe mjafton vetem fushata duhet të shkurtohet e tubimet duhen të zvogëlohen.