• E mërkurë / Jul-09 07:39
  • Kontakt

z.Mustafa i shpreh ngushëllime familjarëve të cilët humbën të dashurit e tyre pas shpërthimit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë

z.Mustafa i shpreh ngushëllime familjarëve të cilët humbën të dashurit e tyre pas shpërthimit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë

Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:

Shpërthimi i zjarrit këtë mbrëmje në spitalin modular Covid 19 në Tetovë mori jetë pacientësh që edhe ashtu ishin në luftë me virusin vdekjeprues Covid-19.

Me këtë rast shprehim dhembjen e thellë ndaj viktimave të pafajshme dhe ngushllimet më të sinqerta familiarve të tyre.

Nga ana tjetër lutemi qê të lënduarit nga kjo situatë e pazakontë sa më parë të shërohen.

Edhe kryetares Teuta Arifi u shprehim ngushllime të thella dhe gadishmëri të jemi bashkë në këto momente të vështira e situatë plotësisht të jashtëzakonshme. RM