Ardita Sinani priti në kabinetin e saj Gazmend Muhaxherin dhe Andriola Kambon

Ardita Sinani priti në kabinetin e saj Gazmend Muhaxherin dhe Andriola Kambon

Sot kryetarja Ardita Sinani ka mirëpritur Drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kambo; kryetarin e komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe drejtoreshën për kulturë në komunën e Pejës, znj. Xhaneta Syla

Ashtu siç ishin dakorduar edhe në Kongresin e UBSHR në Tiranë, në takimin e sotëm u bë hapja e zyrës së UBSHR dhe zyra e Turizmit në Preshevë.

U diskutua po ashtu nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimi me Komunën e Pejës për turizmin malor dhe ofrimi i ekspertëve për turizëm nga Tirana dhe Peja.

Nga Drejtoresha e UBSHR, znj.Kambo u diskutua që së shpejti të organizohen konferenca për bashkëpunim mes të rinjve e grave të komunave e bashkive që janë pjesë e kësaj organizate mbarëshqiptare.
“Duke qenë komunë e diskriminuar në Serbi, edhe në aspektin socioekonomik, shpreha falenderim në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Preshevës për znj. Kambo, kryetarin Muhaxheri dhe të gjithë komunave pjesë e UBSHR për angazhimin e tyre.
Me zhvillimin e turizmit Preshevës do t’i hapen mundësi edhe për zhvillim ekonomik e kulturor” është shprehur zonja Sinani