Çfarë shkruajnë mediat serbe në lidhje me portretin prej plumbave të Adem Jasharit?

Mediumi serb "Blic" ka reaguar me rastin e ndërtimit të portretit të Adem Jasharit...

"Provokim Themeluesit famëkeq të UÇK  Adem Jasharit iu është ndërtuar një portret prej 200.000 plumbave" ka shkruar portali Blic

"Në Prekaz, afër shtëpisë së Adem Jasharit, ish komandantit dhe themeluesit të UÇK, sot është paraqitur portret me figurën e tij e bërë nga një artist kosovar Besart Gashi."

"Portreti, siç raportojnë mediat kosovare, është i përbërë nga 200.000 plumba dhe është vendosur me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së Jasharit."

"Artisti shpreson që me këtë portret të figurës së Jasharit të hyjë në rekordin e librit të Ginis." (Ka shkruajtur portali "Blic")