Rama reagon për situatën në veri: Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë

Rama reagon për situatën në veri: Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë lidhur me targat e automjeteve.

Edi Rama ka deklaruar se Kosova e ngre problemin në këtë rast me plot të drejtë, transmeton lajmi.net.

Tutje ai tha se tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë, siç pati ndodhur me tarifën 100%.

“Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë”, shtoi ai.

Ndryshe që nga dita e djeshme serbë të shumtë kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje, për shkak të mospranimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e përkohshme.

Në këtë pikë kufitare si dhe në pikat tjera janë shtuar forcat policore të Kosovës, të cilët po kujdesen nga afër lidhur me situatën e krijuar.