Postimi i plotë i znj.Sinani:
Pushteti autoritar i Presidentit Vuçiq nuk ka vullnet për demokratizim dhe evropianizim, për integrimin e shqiptarëve dhe për zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës.
Diskriminimi shtetëror në të drejta politike, civile dhe kombëtare; shtypja socio-ekonomike, nënpërfaqësimi institucional të shqiptarëve, pasivizimi i vendbanimeve, mosnjohja e diplomave të Kosovës, ishin temat kryesore për të cilat diskutuam sot në Preshevë me delegacionin e Qendrës Rajonale Norvegjeze për Zgjidhje të Konflikteve (NOREF), të kryesuar nga këshilltari special z.Christian Holmboe Ruge.
Njoftova mysafirët se pushteti autoritar i Presidentit Vuçiq nuk ka gatishmëri për demokratizim dhe evropianizim, për integrimin e shqiptarëve dhe për zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës.
Duke falenderuar miqtë nga Norvegjia për interesimin e tyre për komunën tonë dhe duke qenë se NOREF është organizatë që angazhohet për zgjidhjen e konflikteve nëpërmjet diplomacisë joformale dhe në mbështetje të përpjekjeve ndërmjetësuese norvegjeze dhe ndërkombëtare, kërkova angazhim dhe përfshirje më dinamike ndërkombëtare në zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës, në funksion të ndërtimit së paqes së qëndrueshme, në vend të stabilitetit aktual si mungesë lufte.