Mashkulli ngacmon mashkullin në Prishtinë, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar për veprën ‘ngacmim’ ndaj një personi (mashkull, shtetas i huaj).

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në Prishtinë.

“Njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi ka kryer veprën e lartcekur ndaj ankuesit, mashkull shtetas i huaj”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.