Kryetari i të ashtuquajturit Komision për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në një fazë kritike pas zhvillimeve në veri të vendit.
Ai në një deklarim për media ka thënë se presidentja dhe kryeministri i Kosovës, sipas tij po e pohojnë se marrëveshja e Brukselit nuk ekziston për ta.
“Kurti e Osmani po thonë se marrëveshja e Brukselit nuk ekziston për ta. Nuk e di pse ata po thërrasin për marrëveshje kur bëjnë kësi veprime të njanshme të dhunshme në veri”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kurti po e përdor taktikën e zhvleftësimit të marrëveshjeve që janë nënshkruar nga pushtetet e kaluara në Kosovës, duke vënë nën hije rëndësinë që kanë ato për palën tjetër.