Kryetarja e komunës Ardita Sinani me bashkëpunëtor ka vizituar objektin e ri të Entit parashkollor “8 marsi” për fëmijët me qëndrim ditor në Shoshajë të Poshtme.
Lajm i mirë është se komplet kati i parë i këtij objekti do të shërbejë për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Do të ndërtohet edhe fusha rekreative buzë pishave dhe natyrës” ka bërë të ditur kryetarja Ardita Sinani
“Duke marrë parasysh se pak ditë më parë shtruam rrugën e cila lidh vendbanimet e Shoshajës së Poshtme me objektin që po rinovohet komplet, kjo do të jetë një hapësirë moderrne multifunksionale e cila do t’i shërbejë Entit Parashkollor, si dhe Bashkësisë Lokale: ka shtuar zonja Sinani.