Këshilltari i Konjufcës i quan “dosta të Vuçiqit” të paraburgosurit në Hagë

Këshilltari i Konjufcës i quan “dosta të Vuçiqit” të paraburgosurit në Hagë

Driton Tali, këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka rrëshqitur sërish në disa deklarata skandaloze, kësaj radhe për të paraburgosurit nga Specialja në Hagë.

Tali në një postim në Facebook, ish-krerët e ish-ushtarët e UÇK-së, i ka quajtur “dosta të Vuçiqit”, shkruan lajmi.net.

“ A po dostat e tu i çove n’Hagë, e tashti merru me Albinin. Natyrisht që t’streson!”, ka shkruajtur ai.

Këtë konstatim skandaloz ai e ka dhënë duke iu referuar një deklarate të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, në lidhje me gjendjen shëndetësore të Vuçiqit.