Zyrtare: Qeveria Kurti refuzon projektin për gazin amerikan

Kosova edhe zyrtarisht e ka refuzuar projektin e gazit amerikan, të financuar nga MCC(Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit).

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Ekonimisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media sot.

“Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim tutje dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”, ka thënë ajo.

Refuzimi i qeverisë Kurti për ta refuzuar projektin e gazit amerikan vjen pas presioneve të mëdha nga opozita dhe akterë tjerë që institucionet të mos e bëjnë gabimin në fjalë.