Afganistani në terr: Talibanët nuk e paguan energjinë e importuar nga shtetet fqinje

Afganistani në terr: Talibanët nuk e paguan energjinë e importuar nga shtetet fqinje

Importi i energjisë nga Uzbekistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Irani përbën gjysmën e konsumit të energjisë elektrike në gjithë shtetin. Pushteti i ri fanatik nuk ka paguar asnjë faturë të energjisë së importuar duke tensionuar marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Kryeqyteti i Afganistanit do të mund të mbetet në terr kur po afrohet edhe dimri pasi shteti tani nën sundimin e Talibanëve nuk i ka paguar faturat furnitorëve të energjisë, ndërsa as nuk ka vazhduar të inkasoj pagesat nga konsumatorët.

Nëse kjo çështje adresohet situata mund të përshkallëzohet në një katastrofë humanitare, ka paralajmëruar DAud Noorzai, që ka dhënë dorëheqje si drejtori ekzekutiv i kompanisë publike, Da Afghanistan Breshna Sherkat, afër dy javë pasi që Talibanët morën pushtetin me 15 gusht.

“Pasojat do të ishin në mbarë vendin, por posaçërisht në Kabul. Do të ketë mungesë dhe do të kthente Afganistanin në mesjetë sa i përket energjisë elektrike dhe telekomunikimit” tha Noorzai për gazetën amerikane The Wall Street Journal.

Importi i energjisë nga Uzbekistani, Taxhikistani dhe Turkmenistani përbën gjysmën e konsumit të Afganistanit, ku Irani shton një pjesë në perëndim të vendit. Prodhimi vendor, shumica përmes stacioneve hidrocentrale, është ndikuar në thatësia këtë vit. Afganistanit i mungon një rrjet qendror kombëtar, dhe Kabul varet gati tërësisht nga importi prej Azisë qendrore.

Tani për tani, ka energji të mjaftueshme në kryeqytetin afgan, një përmirësim edhe nëse është kalues që prej se Talibanët kapën pushtetin. Pjesërisht, kjo ndodh për shkak se vetë Talibanët më nuk i sulmojnë linjat e transmetimit nga Azia qendrore. Një tjetër shkak është se tani me industrinë e çaktivizuar, objektet e ish ushtrisë dhe ish qeverisë në shumica bosh, pjesa më e madhe e furnizimit tani ju ka mbetur konsumatorëve rezidencial, që ka eliminuar ndërprerjet e zakonshme të furnizimit.

Kjo gjendje pritet të përfundoj shpejt dhe papritur nëse furnitorët nga Azia qendrore – posaçërisht Taxhikistani, marrëdhëniet e të cilëve me Talibanët janë përkeqësuar me shpejtësi- vendosin të ndërpresin eksportin për shkak të mos pagesës.

Taxhikistani ka strehuar liderët e rezistencës anti Talibane, si zëvendës presidenti Amrullah Saleh, duke dislokuar trupa shtesë së fundi në kufirin me Afganistanin, që ka shtyrë Rusinë të ndikojë në çtensionimin tek të dy shtetet.