Smajlaj: ‘E pabesueshme, VV do të ua bëj për hajr Zajednicën serbëve të Kosovës dhe Serbisë’

Analisti i çështjeve politike, Avdi Smajlaj, ka thënë se VV’ja nuk po e kundërshton Zajednica.

Analisti i mirënjohur i çështjeve politike, Avdi Smajlaj, pretendon se VV’ja aktuale nuk po e kundërshton Zajednicën.

“Është e pabesueshme se VV do të ua bëj për hajr Zajednicën serbëve të Kosovës dhe Serbisë, Bosnizimin e Kosovës që pas disa viteve shpie në ndarje të Kosovës”, ka shkruar Smajlaj.

Statusi i plotë:

Është e pabesueshme se VV do të ua bëj për hajr Zajednicën serbëve të Kosovës dhe Serbisë, Bosnizimin e Kosovës që pas disa viteve shpie në ndarje të Kosovës.

E ka kundërshtuar kur në duar kishte vetëm vezë, e nuk po e kundërshton kur tani në duar ka pushtetin, qeverinë, parlamentin, popullin, forcat speciale, policinë, FSK-në, agjencionin e privatizimit, KEK, Postën, Telekomon, etj.