Në mbledhjen e tij të IX, Këshilli Komunal ka miratuar 3 vendime:
- Aktvendimin për financimin e notit për nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Preshevës.
- Aktvendimin mbi formimin e komisionit për vlerësimin e dëmit të shkaktuar me rastin e kryerjes së punëve me qëllim të përcaktimit të së drejtës së servitutit të kalimit të tubacionit të ujit prej burimit në fshatin Zhunicë e deri te rezervuari i Kronit të keq.
- Propozim Vendimin e Komisionit për shoqatat e qytetarëve për ndarjen e mjeteve për Organizata Joqeveritare.