z.Bilalli: Shqiprim Arifi në jetë reale bashkpunëtorë me SNS...në twiter kundër!

z.Bilalli: Shqiprim Arifi në jetë reale bashkpunëtorë me SNS...në twiter kundër!

Postimi i plotë i shefit të kabinetit të kryetarës Sinani z.Driton Bilalli:

SHQIPRIMI KUNDËR SHQIPRIMIT!

Në shikim të parë, po më pëlqen që në emër të Shqiprimit ka nisur të shkruhet për diskriminimin e shqiptarëve nga pushteti qendror.

Se dikur thoshte se s’duhet të merremi me diskriminimin shtetëror dhe akuzonte partitë e tjera në Luginë për politika të gabuara, se po e nervozojnë Beogradin duke e kritikuar dhe kundërshtuar për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve dhe Luginës së Preshevës. 

Si alternativë, Shqiprimi promovon(te) dhe ushtron(te) hapur politikën e partneritetit me SNS së Vuçiqit në pushtet absolut në Serbi. Pas 5 vitesh në pushtet komunal me këtë politikë partneriteti (të zbatuar edhe në nivel lokal me votat përcaktuese mazhoritare të SNS dhe SPS në Kuvendin e Preshevës), tash po thotë se jemi të diskriminuar nga shteti që qeveriset (ende) nga partnerët e tij.  

Vallë, logjikisht, a nënkupton kjo se tashmë, Shqiprimi po kundërshton Shqiprimin?

Se Shqiprimi po e pranon se i dështoi politika Shqiprimit?

Meqë sipas vet atij jemi të diskriminuar edhe pas 5 viteve të politikave (alternative) të tij të partneritetit me SNS dhe SPS?

Apo ndoshta tash i ka lindur ndonjë problem me partnerët e tij dhe i sulmon?  

Sidoqoftë, së paku tash po e pranon se jemi të diskriminuar. Një përparim i vogël 

Shqiprim, mirë se vjen deklarativisht te politika jonë.

Edhe pse po e bën tash që ke mbetur në opozitë, e pak si « anash » (në Twitter)