Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin.
Ai nuk dha detaje në një intervistë për agjencinë RIA Novosti, por tha se ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Federatën Ruse, “do të bëhen shumë më të forta”.
Ndryshe dje në Serbi ka qëndruar edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ai ndër të tjerash theksoi se përkrahin zgjidhjen më të mirë për Serbinë, sa i përket çështjes së Kosovës.