Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka thënë se Serbia me ndihmën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po shton presionin ndaj Kosovës për të vazhduar me Asociacionin e Komunave Serbe.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë e fortë dhe të zbatojë vetëm Asociacionin e ndryshuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Kjo është gjëja e duhur për të bërë në vendin ku sundimi i ligjit ka përparësi. Kjo duhet theksuar ndaj të gjitha vendeve mike”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Me ndihmën e Lajcak, Serbia po e shton presionin mbi Kosovën që të vazhdojë me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kosova duhet të jetë e fortë dhe te implementojë ASK’në siç është amandamentuar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo gjë është në rregull të bëhet në një shtet ku Sundimi i Ligjit ka përparësi. Kjo duhet të theksohet ndaj të gjitha vendeve mike.