Znj.Sinani kërkon hapjen e zyrave të fondit pensional dhe mbrojtje shëndetsore në qytet për qasje më të lehtë në këto shërbime

Znj.Sinani kërkon hapjen e zyrave të fondit pensional dhe mbrojtje shëndetsore në qytet për qasje më të lehtë në këto shërbime

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

HAPJA E ZYRAVE TË FONDIT PENSIONAL DHE TË FONDIT PËR MBROJTJE SHËNDETËSORE NË QYTET, LEHTËSIM I QASJES NË SHËRBIMET E TYRE  

Sot kërkova që të hapen zyrat e Fondit Pensional dhe Fondit për Mbrojtje Shëndetësore në qendër të Preshevës.  

Për këtë, ftova dhe njoftova drejtorët e Fondit Pensional dhe Fondit për Mbrojtje Shëndetësore, z.Sërgjan Dekiq dhe z.Velibor Antonijeviq, sesi vetëqeverisje lokale jemi të gatshëm t’i ofrojmë hapësirat e ish-barnatores së qytetit përballë objektit të komunës, si dhe të kontribuojmë në përgatitjet logjistike e infrastrukturore. 

Siç dihet, në komunën tonë, filialet e këtyre dy institucioneve gjinden aktualisht vetëm në Stacionin Hekurudhor. Hapja e zyrave të tyre në qendër të Preshevës do ta lehtësonte qasjen e qytetarëve në shërbimet e tyre, sidomos për qytetarët në moshë të shtyer dhe me nevoja të veçanta, të cilët kanë nevoja më të shpeshta për shërbimet e sigurimit pensional dhe shëndetësor.