Ndryshimi i masave antiCOVID, çfarë po paralajmëron Ministria e Shëndetësisë?

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ndryshimi nuk do të vie për aq kohë sa regjistrohen raste të reja me COVID-19.

MSh me këtë rast ka lënë të nënkuptohet se nuk pritet të ketë ndryshim të masave antiCOVID.

“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë thekson se deri tani vaksinimi i grupeve të synuara (16+), sipas Planit të Vaksinimti është 65.7% me një dozë, kurse 51.4% me dy doza.
Kurse sa i përket vaksinimit në nivel vendi të gjithë popullatës është 45.5%, me një dozë, 36,4% me dy doza.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinave antiCOVID, Pfizer dhe Astrazeneca.