Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani
Tashmë me Panair të librit dhe "Art Mural"
Panairi i librit dhe “Arti Mural” janë dy projektet e reja që do të mbështetën bashkërisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës.
Falenderova përzemërisht Ministren e Kulturës, znj.Elva Margariti dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, për përkrahjen e tyre për këto dy projekte në veçanti dhe për Komunën e Preshevës.
Këto dy projekte janë të rëndësishëm jo vetëm se organizohen dhe jetësohen për herë të parë, por sidomos sepse kontribuojnë në zhvillimin e fushës letrare, botuese dhe arkitekturore të komunës sonë.
Urime.
#Panairi #ArtMural #MinistriaKulturës #BashkiaTiranë #PreshevaEre