z.Salihu së bashku me OJQ Dituria realizuan një bashkëbisedim mes të rinjëve të Komunës sonë dhe migrantëve të lokalizuar në Komunë tonë

z.Salihu së bashku me OJQ Dituria realizuan një bashkëbisedim mes të rinjëve të Komunës sonë dhe migrantëve të lokalizuar në Komunë tonë

Postimi i plotë i kryetarit të kuvendit komunal në Preshevë z.Sami Salihu:

Në hapësirat e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës u realizua një bashkëbisedim dhe shkëmbim eksperiencash mes të rinjëve të Komunës sonë dhe migrantëve të lokalizuar në Komunë tonë.

 E gjith kjo ishte falë projektit të  Shoqata Kulturore "Dituria" - Preshevë  e i finansuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrant "IOM Serbia", projekt i titulluar "Tejkalimi i barrierave përmes migrantëve dhe të rinjëve lokal".

Si nikoqir dhe pjesmarrës në këtë seminar, së bashku me të rinj të komunës sonë dhe me emigrant nga vende të ndryshme të botës u fol kryesisht për menyrën e gjetjes së komunikimit sa më të mirë si dhe për vështirësitë e përditshme të migrantëve si dhe rrugën për tejkalimin e barierave dhe paragjykimeve që ndodhin.