Sot në kabinetin e kryetares Ardita Sinani qëndruan z.Cengiz Cup, zv.kryetar i Komunës Eyüpsultan të Stambollit dhe z.Yüksel Sedef, drejtor i Fondacionit “Rumeli Türkleri Vakfı”.
Palët u dakorduan për projekte të reja infrastrukturore për komunën e Preshevës, e sidomos në fushën e kulturës, arsimit dhe ekologjisë.
“Duke i falenderuar partnerët nga Turqia , unë dhe zv-kryetari z.Ragmi Mustafa, u zotuam se qeverisja lokale e Preshevës do të jetë e përkushtuar për thellimin dhe dinamizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, në funksion të zhvillimit të sektorëve përkatës në komunën tonë” deklaroi kryetarja Sinani pas takimit me mysafirët nga Turqia