Vjeshta është stina më e shtrenjtë për buxhetin e shtëpiak. Pas pushimeve, duhet përgatitur fëmijët për shkollë, të përgatitni turshitë, të paguani pushimet me këste, dhe nëse nuk keni ngrohje qendrore, duhet të siguroni druinjët.
Kjo është arsyeja përse shumica kanë vendosur të blejnë pak nga pak, nuk kanë mundur të siguronin drunjë për gjithë dimrin. A do ti mbetet këtë dimër për ngrohje vetëm rryma? Besoni ose jo edhe depot më të mëdha janë zbrazur nga kërkesa e madhe që ka qenë.
Fjala popullore “punën e sodit mos e le për nesër” nuk ka qenë kurrë më akute se këto ditë kur është fjala për ngrohjen.
Ata që siguruan ngrohje në kohë, pavarësisht nga lloji, tani po vëzhgojnë me qetësi rritjen e pakontrolluar të çmimeve dhe mungesat e të gjitha llojeve të ngrohjes.
Situata e cila ka kapluar shumë qytetet të Serbisë nuk është më e mirë as në komunën e Bujanocit.
Sikurse çmimet e drunjëve poashtu edhe peleti thuhet se është shtrenjtuar për rreth 20-30 euro, dhe me vështirësi mund të sigurohet.
Në këtë moment, nëse një depo ka pelet, tashmë është shitur. Blerësit janë duke pritur për porosit e reja që janë të pasigurta. E vetmja gjë që është e sigurt është se me çdo porosi të re, vijnë çmime të reja, të cilat tashmë kanë tejkaluar 30,000 dinarë për tonelatë.
Për një apartament prej 60 metrash katrorë, është e nevojshme të sigurohen rreth tre tonë pelet. Prodhuesit ankohen se çmimi i energjisë elektrike është rritur gati katër herë, se materialet e tjera janë më të shtrenjta, kështu që ata nuk kanë shumë zgjedhje, ata gjithashtu mund të rrisin çmimet, të mbyllin repartet e prodhimit ose shteti të gjejë një mënyrë për ta bërë rrymën më të lirë.