Me rastin e shënimit të datës 7 mars e cila njëherit simbolizon dhe një datë historike në sferën e arsimit në gjuhën shqipe pasi që në këtë datë të vitit 1887 është hapur dhe shkolla e parë në gjuhën shqipe dhe data e dytë më rëndësi të veçantë është edhe data 8 mars që shënon ditën botërore të gruas e cila në vetëvete synon fitimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave, me këtë rast shkolla fillore "Ibrahim Kelmendi" ka organizuar program kulturo-artisktik.
Në hapje të programit fjalën e morri drejtoresha e po kësaj shkolle znj.Besa Sahiti e cila paraqiti dhe një historik të shkurtër në lidhje me hapjen e shkollës së parë shqipe dhe zhvillimin e teksteve dhe formulimin e alfabetit shqip.
Në vazhdim të programit kori i shkollës fillore "Ibrahim Kelmendi" kishin përgatitur dhe këngë folklorike shqipe poashtu dhe nxënëset e kësaj shkolle Blirena Shabani dhe Melisa Sadiku recituan poezi.
Drejtoresha e shkollës fillore "Ibrahim Kelmendi" znj.Besa Sahiti me rastin e shënimit të datës 7 dhe 8 mars uroi të gjithë mësuesit dhe gratë në nderë të kësaj dite.
Shënimi i datës 7 mars është ngjarje shumë e rëndësishme për shqipëtarët kudo që ndodhen ata, pasi që prekin dhe ndenjat kombëtare të çdonjërit ndërsa 8 marsi shënon një kthesë të rëndësishme sa i përket pozitës dhe rolit të gruas në shoqëri andaj këtyre festave i kushtohet një rëndësi e posaçme nga institucionet dhe shoqëria civile.