Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të dokumentacionit, i dyshuari shtetas i Serbisë e ka paraqitur testin Covid në telefonin e tij, ku të dhënat personale kanë qenë të njëjta me dokumentet personale të tij, por pas skanimit të QR-Kodit ka rezultuar se ai dokument i përket një personi tjetër.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
PKK Dheu i Bardhë, 20.10.2021-13:25. Raportohet se gjatë kontrollit të dokumentacionit, i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë në telefonin e tij ka prezantuar testin Covid, me të dhënat personale të njëjta me dokumentet personale të tij, por pas skanimit të QR kodit ka rezultuar se ai dokument i përket një personi tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.