Mbahet mbledhja e këshllit komunal në Preshevë, në seancën e radhës të kuvendit komunal do të ketë rishikim të buxhetit

Mbahet mbledhja e këshllit komunal në Preshevë, në seancën e radhës të kuvendit komunal do të ketë rishikim të buxhetit

Miratimi i propozim-vendimit për rishikimin e buxhetit programor për vitin 2021 në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal ishte një nga vendimet kryesore të mbledhjes së sotme të Këshillit Komunal. 

Anëtarët e Këshillit Komunal votuan gjithashtu për t’i propozuar Kuvendit Komunal ta shqyrtojë propozimin për binjakëzimin e Komunës së Preshevës me Komunat e Çairit dhe Likovës. 

Binjakëzime si rezultat i punimeve të Konferencës së fundit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon në Tiranë dhe takimin e kryetarës znj.Sinani me kryetarin e Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, me qëllim të tërheqjes së IPA fondeve evropiane për projekte të përbashkëta rajonale ndërkufitare.

#Buxheti #Binjakëzime #UBSHR #IPA