Dodik zbutet para SHBA-ve, thotë se nuk do ta luaj “të fortin” me ta

Dodik zbutet para SHBA-ve, thotë se nuk do ta luaj “të fortin” me ta

Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës është zbutur para deklaratave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën atje.

Ai ka thënë se nuk është “aq budalla sa që ta bëjë të fortin përballë SHBA-ve”, shkruajnë mediat serbe.

Dodik këto deklarata i bëri gjatë fjalimit të tij për takimin me presidentin serb, Aleksander Vucic, të cilin thotë se do ta njoftojë për situatën në Bosnje.

“Ne po diskutojmë për situatën dhe po dakordohemi për reagimet e mundshme që kurdoherë do të jenë të lidhura me të drejtat tona”, ka thënë Dodik.

Dodik i ka quajtur “falco” përpjekjet e Perëndimit, duke thënë se “Republika Serbe” nuk beson në “gjuhën e butë”.