Gjatë ditës së sotme është zhvilluar seanca e XIX e Këshillit Komunal të Bujanocit, duke filluar nga ora 10.00. Ndër pikat më të rëndësishme që u diskutuan ishte shqyrtimi i realizimit të buxhetit të komunës së Bujanocit prej 01.01.2021 - 30.09.2021, si dhe Vendimi mbi taksat lokale komunale për vitin 2022.
Nga pikat tjera të aprovuara në këtë seancë vlenë të përmendet edhe ndarja e 649.000,00 dinarëve për zëvendësimin e dyerve dhe dritareve në shkollën fillore ''Ali Bektashi'' paralelja në Osllarë.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit Komunal.