Qeveria Kurti parasheh 2 milion euro për Luginën e Preshevës në buxhetin e vitit 2022

Qeveria Kurti parasheh 2 milion euro për Luginën e Preshevës në buxhetin e vitit 2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2,748,000,000.

Në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se që nga maji i këtij viti kanë zhvilluar konsultime intensive që ky draftbuxhet të reflektojë prioritetet qeverisë

Për herë të parë, Qeveria e Kosovës në projektbuxhetin e vitit 2022 parasheh mjete edhe për Luginën e Preshevës. Qeveria Kurti ka bërë të ditur se për Luginën e Preshevës do të ndahen 2 milion euro