Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
FALEMINDERIT KOSOVË
Lajm shumë i mirë njoftimi i sotëm nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milion euro për Luginën e Preshevës, në Projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Kjo ishte kërkesë e kahmotshme e përfaqësuesve institucional dhe politik të Luginës së Preshevës.
Përtej aspektit financiar, kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës. Një praktikë tejet e rëndësishme në vijimësinë e bashkëveprimit institucional dhe të qasjes shtetërore të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.