Postimi i plotë i zv.kryetarit të komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa:
Qeveria e Republikës së Kosovës në Projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022 ka paraparë për Luginën e Preshevës 2 milion euro. Është për tu vlerësuar kjo konsideratë e Kryeministrit Kurti për këtë ndihmë shumë të nevojshme financiare. Një qasje e tillë e Republikës së Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të jetë konsistente, gjë që do të forconte jo vetëm aspektin financiar tashmë të degraduar ndër vite, por njëherit do të forconte aspektin moral, social e politik të shqiptarit të kësaj ane. Përkujdesi shtetërorë i Republikës së Kosovës ndaj shqiptarëve të kësaj ane mbi të gjitha duhet të lexohet si përkushtim në forcimin e mëtejmë të identitetit tonë kombëtarë. Kjo mbështetje duhet të thellohet edhe në kontekste tjera institucionale nga Republika e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës në mënyrë që të mund të përmirësojmë sado pak nga makineria diskriminuese shtetërore serbe të ushtruar për dekada me radhë. Faleminderit dymilion herë Republikë e Kosovës, Qeveri e Kosovës e mbi të gjitha popullit të Kosovës.
RM