Postimi i plotë i krytarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
FILLON PLANIFIKIMI INVESTIV ME PJESËMARRJE TË QYTETARËVE
Dje, Corrotica ishte një nga adresat e para që vizitova, në kuadër të takimeve me qytetarët që do t’i realizojë ditëve dhe javëve në vijim, për t’i dëgjuar nevojat dhe kërkesat e tyre, në vazhdën e hartimit të Planit Investiv për vitin 2022.
Kjo sepse ata që jetojnë çdo ditë në një vendbanim i dijnë më së miri nevojat prioritare të tij. Prandaj edhe përfshirja sa më e madhe e qytetarëve në planifikimin investiv publik është jo vetëm e nevojshme, por edhe më e dobishme për të nesërmen e tërë komunitetit.
Siç edhe u dëshmua me banorët e Corroticës, që paraqiten nevojën për pastrimin e shtratit, përmirësimin dhe asfalltimin e rrugëve kryesore, ndriçimin e varrezave, ndërtimin e shtegut për ecje drejt borit etj.
Këto kërkesa do të jenë pjesë e procesit të planifikimit të Planit Investiv.
Kjo sepse qeverisja jonë e re nuk i përket politikave ku për interesin e përgjithshëm vendosin vetëm disa përfaqësues nga lartë, po edhe qytetarët me pjesëmarrjen e tyre nga poshtë.
#PlaniInvestiv2022 #QeverisjeMeQytetarë #PreshevaEre