Postimi i plotë i znj.Sinani:
Rahovica do të bëhet me shkollë të re fillore
Këtë zotim e dhash dje në emër të qeverisjes lokale gjatë vizitës sime në fshat.
Kërkesë e drejtë e prindërve, mësimdhënësve, drejtorit dhe përfaqësuesve të Bashkësisë Lokale, ndërtimi i shkollës së re është vërtetë nevojë e domosdoshme për ngritjen e cilësisë në arsim.
Siç e pamë, kushtet infrastrukturore të shkollës, sidomos sistemi i rrjetit elektrik dhe nxemjes, nuk plotësojnë kushtet elementare.
Ditëve në vijim do t'i fillojmë procedurat për ta projektuar shkollën e re në kuadër të Planit Investiv 2022
Subvencionimi i bujqësisë dhe blegtorisë është po ashtu një nevojë e rëndësishme për Rahovicën, por edhe për ekonominë e komunës sonë në përgjithësi.
Njoftova gjithashtu qytetarët se Këshilli Komunal ka miratuar vendimin për ta filluar kompensimin e dëmeve nga vërshimet
Pos tjerash, rrethoja e lumit, kanalizime dhe nevoja të tjera infrastrukturore kërkojnë investime dhe përkushtimin tonë.
Falenderoj banorët për mikëpritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tyre për t'u përfshirë në punët publike.
Kënaqësi e veçantë ishte ta takojë dhe të bashkëbisedojë me veteranin vendor të arsimit, z.Skender Ymeri.
Vazhdojmë bashkë. Se bashkë është më e mundshme.
Për Rahovicën e re