Z.Salihu së bashku me OSBE-në kanë organizuar seminarin ''Gabimet e sinjalizimit në komunikacion në Komunën e Preshevës dhe menjanimi i tyre''

Z.Salihu së bashku me OSBE-në kanë organizuar seminarin ''Gabimet e sinjalizimit në komunikacion në Komunën e Preshevës dhe menjanimi i tyre''

Postimi i plotë i kryetarit të kuvendit të Preshevës z.Sami Salihu:

Në ambientet e Kuvendit Komunal sot së bashku me OSBE-në kemi organizuar seminarin  "Gabimet e sinjalizimit  në komunikacion në Komunën e Preshevës dhe menjanimi i tyre" e që është në kompetencat e Këshillit Komunal të komunës sonë.
Së bashku me ekspertët tanë të komunikacionit si dhe në bashkëpunim me profesionist të fushës etiketuam cilat janë pikat kyçe që do të duhej të intervenohej në komunikacion dhe çfarë do të duhet të përmisohet konkretisht.
Faleminderim i veçant për prezencën e ekspertëve të komunikacionit që promovojnë zgjidhjen e problematikave të kësaj fushe si dhe prezencën e përfaqësuesve të mediave dhe shoqërisë civile.