Haxhiu: Koncept-dokumentin për Vettingun e kemi dërguar në Komisionin e Venecias

E njëjta theksoi se kanë marrë përgjigje pozitive paraprake nga ky Komision se do ta marrin në trajtim çështjen e vetting-ut.

“Koncept-dokumentin e kemi dërguar edhe në Komisionin e Venecias. Kemi marrë përgjigje pozitive që i njëjti koncept-dokument, do të trajtohet dhe do të marrim përgjigje nga Komisioni i Venecias”, ka deklaruar e para e dikasterit tw Drejtwsisw.

“Jam shpresplotë edhe për faktin se ky proces reformimi i sistemit tonë të drejtësisë po zhvillohet në konsultim me ekspertët nga partnerët strategjik, siç janë SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian”, u shpreh Haxhiu.

Ndërkaq, në këtë takim tha se shtylla kryesore e një shteti funksional është sundimi i ligjit dhe drejtësia efikase, por që vlerësoi se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i brishtë.

“Pa dyshim që njëra nga shtyllat të shtetit funksional është sundimi i ligjit drejtësia efikase. Fatkeqësisht sistemi ynë i drejtësisë është i brishtë në mungesë të rezultateve dhe llogaridhënieve e me drejtësi selektive të pabarabartë. Mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor e prokuroprial vazhdon ta karakterizoj sistemin e drejtësisë[…]diskutimet lidhur me nevojën në reformë në drejtësi janë prapa nesh tashmë nuk kemi dilemë se a duhet të ndodhin a po jo kjo reformë do të eliminojë mungesën e qasjes në drejtësi për qytetarët dhe do të garantojë rezultate cilësore dhe kthim të besimit të qytetarëve në drejtësi sepse na duhen gjyqtarë të drejtë dhe efikas dhe prokurorë me integritet dhe energjik”, tha ai.

Kurti theksoi se vetting-u do të sigurojë vlerësimin e mirëfilltë e profesional të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.