Rindërtimi i objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Leran nuk është më premtim në letër puna fillon së shpejti.
Gjithashtu planifikohet edhe renovimi i nyjeve sanitare të shkollës fillore “9 Maji”.
Këto janë dy projekte të rëndësishme për Leranin dhe Golemi Dollin të cilat i premtoi kryetarja Ardita Sinani gjatë vizitës në këto bashkësi lokale.
“Është vërtetë kënaqësi përgjigja e qytetarëve për t’u përfshirë në propozimet për planifikimet dhe investimet publike. Edhe atë jo vetëm përfaqësuesit e bashkësisë lokale, por edhe bujq, blegtorë, punëtorë, studentë, pensionistë etj” u shpreh zonja Sinani.
“Sot njoftova banorët se tanimë është pothuajse çështe e kryer sigurimi i transportit për nxënësit e kësaj zone.
Projektet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e sidomos rregullimi i shtratit të lumit ishin padyshim kërkesa të tjera të arsyeshme të cilat do t’i përfshijmë në procesin e hartimit të Planit Investiv.
E sigurisht se prioritet i ynë mbetet subvencionimi i bujqësisë dhe blegtorisë. Për punësimin dhe ekonominë lokale.
Për Leranin e ri. Për Golemi Dollin e ri” deklaroi në fund Ardita Sinani.