Postimi i plotë i znj.Ardita Sinani:
Objekti i Shtëpisë së Shëndetit-stacionarit dhe bashkësisë lokale në Zhunicë shumë shpejtë do të jenë funksional.
Po përfundon tashmë rregullimi i oborrit të këtij objekti.
Projektet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e sidomos rregullimi i shtratit të lumit ishin padyshim kërkesa të tjera të arsyeshme të cilat do t’i përfshijmë në procesin e hartimit të Planit Investiv.
Njoftova banorët se jemi në proces për sanimin e mbeturinave.
Zhunica mbetet shembull i aktivizmit qytetar e vetëkontributit të banorëve, si në ruajtjen e mjedisit, në mirëmbajtjen e parkut dhe varrezave.
Punimi i tokave bujqësore janë tregues i rëndësisë së subvencionimeve.
Për Zhunicën e re.